Sayed Khodaberdi Sadat
13 Tetor 2019•Përditësim: 13 Tetor 2019
Në rajonin Nangarhar në lindje të Afganistanit në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste janë vrarë 16 pjesëtarë të DEASH-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit, Favad Aman tha se një operacion ajror është kryer kundër DEASH-it në zonën Paçiragam të Nangarhar-it.
Aman theksoi se janë vrarë 16 pjesëtarë të DEASH-it dhe se operacioni vazhdon.
Ndërsa prefektura e Nangarhar-it njoftoi se 90 për qind e rajonit Paçiragam është pastruar nga organizata DEASH e cila në këtë zonë ka kampet e saj të trajnimit.