Sayed Khodaberdi Sadat
01 Korrik 2016•Përditësim: 01 Korrik 2016
KABUL (AA) – Vriten 16 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH në operacionin kundër kësaj organizate në provincën Nangarhar të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit thuhet se kanë vazhduar në mënyrë intensive operacionet kundër DAESH-it në qarkun Kot në provincën Nangarhar që ndodhet në lindje të Afganistanit dhe se në operacionin e organizuar nga ajri dhe toka në 24 orët e fundit janë vrarë 16 pjesëtarë të DAESH-it.
Nga ana tjetër, deklarata gjithashtu njofton se në operacionet e organizuara në 24 orët e fundit në provinca të ndryshme të vendit kundër talebanëve, janë vrarë 63 militantë talebanë dhe janë konfiskuar sasi e madhe armatimesh dhe municionesh.
Nga deklarata mësohet se shtatë pjesëtarë të sigurisë kanë humbur jetën gjatë operacioneve.
Ndryshe, në operacionet e organizuara para tre ditëve kundër pozitave të DAESH-it në qarkun Kot në Nangarhar u vranë 40 militantë të organizatës.