Bota

Afganistan, vriten 14 ushtarë nga sulmi i talebanëve

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se talebanët kryen sulm të armatosur mbi stacionin e forcave kufitare në provincën Paktia

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Afganistan, vriten 14 ushtarë nga sulmi i talebanëve

Kabul

Të paktën 14 ushtarë janë vrarë në sulmin e kryer nga militantët talebanë në lindjen e largët të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se talebanët kryen sulm të armatosur mbi stacionin e forcave kufitare në provincën Paktia.

Deklarata thekson se në këtë sulm humbën jetën 14 ushtarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Lëvizja talebane nuk ka komentuar mbi sulmin.

Afganistani përsëri është kthyer në arenë të dhunës pasi gjatë Fitër Bajramit në fuqi ishte armëpushimi treditor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın