Bota

Afganistan, sulmohet me raketa baza më e madhe ajrore e SHBA-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, në një deklaratë për shtyp, tha se 5 predha të raketave janë lëshuar ndaj bazës ajrore amerikane Bagram

Sayed Khodaiberdi Sadat   | 09.04.2020
Afganistan, sulmohet me raketa baza më e madhe ajrore e SHBA-së

Kabul

Një sulm me raketa është kryer ndaj bazës ajrore Bagram e cila është baza më e madhe amerikane në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan, në një deklaratë për shtyp, tha se 5 predha të raketave janë lëshuar ndaj bazës ajrore amerikane Bagram e cila ndodhet në fshatin Kaleçe në rajonin Parwan.

Aryan deklaroi se predhat e raketave të vendosura mbi një mjet u lëshuan në distancë nga larg me telekomandë.

Në një deklaratë nga njësitë e NATO-s në Afganistan, thuhet se baza ajrore Bagram u godit me 5 predha raketash dhe se si pasojë nuk ka pasur humbje të jetëve.

Ndërkohë theksohet se që askush nuk ka marrë ende përsipër sulmin e kryer.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın