Sayed Khodaberdi Sadat
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
MEZAR-I SHERİF (AA) - Të paktën 8 persona janë vrarë në sulmet e militantëve talebanë ndaj lagjeve Akça dhe Faizabad të qytetit Cevizcan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë së Cevizcan-it Abdulhafiz Hashi në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se pas sulmit të militantëve ndaj stacionit të rojes Akça erdh deri tek përleshje.
Hashi njoftoi se në këtë përleshje tre roje, një fëmijë kanë humbur jetën ndërsa një militant taleban është kapur. Ai tha se pasi që ekipet e përforcimit arritën në vendngjarje militantët janë larguar.