Sayed Khodaiberdi Sadat
29 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Në provincën Ghazni të Afganistanit tre rrethe kaluan nën kontrollin e talebanëve në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deputeti i Ghaznit, Hudad Irfani, në një deklaratë për shtypin tha se militantët kryen sulme të njëkohshme në rrethinat Ghazni Hoca Omari, Vaiz dhe Mukur.
Duke konfirmuar se tre rrethet në fjalë kaluan nën kontrollin e talebanëve si rezultat i sulmeve, Irfani deklaroi se forcat e sigurisë ishin tërhequr nga këto rrethe.
Irfani paralajmëroi se talibanët mund të marrin kontrollin në të gjithë provincën e Ghazni me këtë ritëm.
Në deklaratën e bërë nga talebanët thuhet se 5 rrethe u morën nën kontroll në 24 orët e fundit.
- Dy rrethe u morën nga talebanët
Nga ana tjetër, Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se rrethi Pashto Kot i provincës Faryab në veri të vendit dhe rrethet Shinwari të provincës Pervan u morën nga talibanët.
Në deklaratë ku thuhet se një operacion është kryer kundër talebanëve në 14 provinca në 24 orët e fundit, u regjistrua se 235 militantë u vranë dhe 161 militantë u plagosën si rezultat i operacionit.
Në deklaratë u theksua se 19 bomba të gatshme për të shpërthyer u shkatërruan gjithashtu në operacion.
- Dhuna është rritur në vend
Teksa procesi i paqes në Afganistan mbetet i pasigurt, sulmet vazhdojnë ende.
Talebanët morën kontrollin e dy rretheve në provincat veriore të Balkh dhe Samangan më 20 qershor dhe rrethet Devlet Abad, Sholgere dhe Kishindeh të Balkhit më 21 qershor.
Numri i rretheve nën kontrollin e talebanëve në 2 muajt e fundit ka kaluar mbi 45.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, talebanët kontrollojnë 50 deri në 70 për qind të territorit të vendit, duke përjashtuar qendrat urbane.
Sipas informacioneve të AA-së të marrë nga autoritetet lokale, talebanët kanë marrë kontrollin në më shumë se 130 nga 407 rrethe, përfshirë qendrat e tyre. Nga këto, disa qytete në rreth 60 rrethe janë nën kontrollin e forcave afgane të sigurisë.
Gjithashtu 34 qendrat provinciale të vendit janë nën kontrollin e qeverisë.
Luftimet vazhdojnë midis forcave të sigurisë dhe talebanëve në pjesën më të madhe të territorit të Afganistanit dhe përleshjet vazhdojnë në afërsisht 190 nga 407 rrethe.