Sayed Khodaberdi Sadat
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
KABUL (AA) – Të paktën 36 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionin antiterrorist të forcave afgane të sigurisë në krahinën jugore Zabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit thuhet se forcat e sigurimit kryen aksion antiterrorist në vendet Khak Afgan dhe Semulzay, ndërsa me këtë rast u netralizuan të paktën 36 terroristë të DEASH-it.
Po ashtu thuhet se janë plagosur 20 terroristë dhe se operacioni i forcave afgane vazhdon.
Terroristët e DEASH-it që më herët kanë vepruar në krahinën afgane Nangarhar, por kjo është hera e parë që operacioni kundër DEASH-it zbatohet edhe në Zabul.
Zyrtarët afganë lajmëruan se në krahinën Sari Pul, në veri të vendit, janë arrestuar dy shtetas të huaj. Bëhet fjalë për pjesëtarë të talebanëve, në mesin e të cilëve një kazak dhe një turkmen iranian.