Sayed Khodaberdi Sadat
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në operacionet e forcave afgane të sigurisë në shtetin Faryab në veri të Afganistanit janë vrarë 8 militantë talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zëdhënësit e Komandës në veri të vendit, Muhammed Reza Rezai, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se forcat e sigurisë në lagjet Kaysar dhe Gomaç të Faryab-it kanë kryer operacione të njëkohshme.
Ai tha se në operacion janë vrarë 8 militantë të talebanëve ndërsa janë plagosur 14 militantë dhe 2 ushtarë. Rezai theksoi se sulmet ajrore dhe tokësore po vazhdojnë.
Ende nuk ka reagim nga talebanët ndërsa militantët e organizatës vazhdojnë sulmet e tyre në rajonet e ndryshme të Faryab-it.