Sayed Khodaberdi Sadat
01 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
MAZARI SHERIF (AA) – Nëntë talebanë në provincën afgane Jowzjan janë dorëzuar së bashku me armatimin që kishin te forcat e sigurisë afgane, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Jowzan, Mawlawi Lutfullah Azizi theksoi se militantët vullnetarisht janë dorëzuar bashkë armatimin që kishin.
Azizi potencoi se dorëzimi i talebanëve tek forcat e rendit është një hap i rëndësishëm për sigurinë në rajon.
Kryetari i Këshillit Paqësor të Jowzjan, Muhammed Ekrem tha se që nga themelimi i Këshillit Suprem për Paqe janë dorëzuar 862 talebanë.
Këshilli vazhdon të ofrojë mbështetje materiale militantëve të cilët vendosin të dorëzojnë armët dhe të heqin dorë nga përleshjet.