Bota

"SHBA do të vazhdojë mbështetjen për forcat afgane të sigurisë"

Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvilloi një takim me presidentin afgan, Ashraf Ghani

Sayed Khodaberdi Sadat  | 21.10.2019 - Përdıtësım : 21.10.2019
"SHBA do të vazhdojë mbështetjen për forcat afgane të sigurisë"

Kabul

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, në një vizitë të papritur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, zhvilloi një takim me presidentin afgan, Ashraf Ghani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takim sekretari Esper ka shprehur kënaqësinë për realizimin me sukses të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan dhe ka theksuar që SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për forcat afgane të sigurisë.

Ndërsa presidenti Ghani pasi ka shprehur falënderimet për ndihmat e SHBA-së ka theksuar se qeveria e tij ka kryer punime serioze në çështjen kundër korrupsionit.

Në një deklaratë nga Presidenca e Afganistanit thuhet Esper dhe Ghani kanë diskutuar edhe mbi çështjen e bisedimeve të paqes me talebanët.

Në takimin e zhvilluar në rezidencën presidenciale ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kabul, John Bass, si dhe komandanti i NATO-s në Afganistan, Scott Miller.

Nën ombrellën e NATO-së në Afganistan ndodhen 14 mijë ushtarë amerikanë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın