Sayed Khodaberdi Sadat
10 Shkurt 2019•Përditësim: 11 Shkurt 2019
KABUL (AA) - Të paktën 8 roje e kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të militantëve talebanë ndaj dy stacioneve të policisë në qarkun Sayyad të provincës Sar-i Pul në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit të Sar-i Pul, Muhammed Nur Rahmani, në deklaratën për AA tha se militantët kanë sulmuar dy stacione ku ndodheshin rojet.
Ai tha se të paktën 8 roje e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Ramani theksoi se të dy stacionet janë marrë nën kontrollin e militantëve për një kohë të shkurtër pas sulmit.