Bota

Afganistan, 50 talebanë dorëzohen te forcat qeveritare

Abdulhay Hatibi, zëdhënësi i guvernatorit të Ghor, para gazetarëve tha se militantët janë larguar nga radhët e talebanëve dhe me armatimin e tyre janë dorëzuar te forcat qeveritare

Sayed Khodaıberdı Sadat   | 17.01.2020
Afganistan, 50 talebanë dorëzohen te forcat qeveritare

Kabul

Në provincën Ghor në perëndim të Afganistanit 50 militantë talebanë janë dorëzuar te forcat qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdulhay Hatibi, zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghor, para gazetarëve tha se militantët janë larguar nga radhët e talebanëve dhe me armatimin e tyre janë dorëzuar te forcat qeveritare.

Ai theksoi se të sapodorëzuarit në vitet e kaluara kanë marrë pjesë në operacione të ndryshme ushtarake.

Afganistani është arenë e një krize të thellë disa dekadashe politike dhe të sigurisë e cila pasqyrohet në luftën për mbizotërim në mes lëvizjes talebane dhe forcave qeveritare.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit të kaluar në Afganistan pësuan të paktën 3.812 persona, nga të cilët 1.366 të vrarë dhe 2.446 të plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın