Afganistan, 21 talebanë të vrarë në operacionet policore
Në rajonin Kunduz 3 ditë më parë gjatë operacioneve të forcave të sigurisë 10 militantë talebanë ishin vrarë. Ndërkohë operacionet kundër talebanëve në këtë rajon ende vazhdojnë
Sayed Khodaberdi Sadat
01 maj 2016•Përditësim: 01 maj 2016
Mezar-i Sherif
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në një operacion të forcave të sigurisë në veri të Afganistanit, në rajonin Kunduz, 21 talebanë janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Policisë së rajonit Kunduz, Muhammed Kasim Cengelbag, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, ka thënë se gjatë operacioneve të forcave të sigurisë kundër talebanëve, 21 militantë janë vrarë.
Cengelbag në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se gjatë këtyre operacioneve një numër i madh militantësh janë kapur si dhe është sekuestruar një sasi e madhe armatimi.
Në rajonin Kunduz 3 ditë më parë gjatë operacioneve të forcave të sigurisë 10 militantë talebanë ishin vrarë. Ndërkohë operacionet kundër talebanëve në këtë rajon ende vazhdojnë.
Afganistan, 21 talebanë të vrarë në operacionet policore