Sayed Khodaberdi Sadat
26 Nëntor 2018•Përditësim: 26 Nëntor 2018
KABUL (AA) - Të paktën 18 policë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të militantëve talebanë ndaj autokolonës policore në provincën Farah në perëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryetari i Këshillit të Krahinës Farah, Dadullah Kani, në deklaratën për AA tha se militantët i kanë zënë pritë autokolonës policore që ishte duke shkuar në rajonin Lash Cavin.
Ai theksoi se në sulm kanë humbur jetën 18 policë, në mesin e të cilëve edhe drejtori i policisë së rajonit Muhammed Ikbal.
Ndërkohë në deklaratën e bërë nga talebanët u pretendua se numri i policëve të vrarë në sulm është 25.