Medhat Abdelmaged Elsayed Moussa Quisay,Mahmut Geldi
27 dhjetor 2017•Përditësim: 27 dhjetor 2017
DOHA (AA) – Organizata humanitare nga Katari "Qatar Charity" ka nisur aksion të madh për grumbullimin e ndihmave për më shumë se një milion refugjatë nga Arakani, Palestina, Iraku dhe Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Qëllimi i fushatës me sloganin “Të ndihmojmë të kalojnë dimrin”, është që për refugjatët të grumbullohen gjëra themelore si ushqim, veshmbathje dhe forma tjera të ndihmës.
Halid el-Yafii, koordinator i projektit, u tha gazetarëve se në organizatën humanitare kanë për qëllim që të mbledhin ndihmë për mbi një milion refugjatë dhe migrantë nga Arakani, Palestina, Iraku dhe Siria. Ai theksoi se planifikojnë të mbledhin ndihmë humanitare në vlerë prej rreth 18 milionë dollarë.
"Qatar Charity" para disa ditëve po ashtu u shpërndau ndihmë humanitare refugjatëve sirianë dhe refugjatëve nga Arakani, që gjenden në Bangladesh. Kjo është organizata kryesuese joqeveritare nga Gjiri e përkushtuar në realizimin e programeve humanitare dhe zhvillimore me qëllim të luftës kundër varfërisë globale.