Mahmoud Barakat
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
RIJAD (AA) –Princi saudit trashëgimtar i fronit, Muhammad bin Nayef ka lançuar në Twitter llogarinë e tij zyrtare duke ndjekur kështu veprimin e mbretit Salman bin Abdulaziz i cili llogarinë në rrjetin e popullarizuar social e kishte hapur në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
Llogaria e Bin Nayef-it u krijua të mërkurën dhe është historike nga fakti se për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite dy zyrtarët e parë të shtetit për nga hierarkia kanë llogari në Twitter.
Mbreti Salman ishte lideri i parë nga Gjiri që kishte hapur llogari zyrtare në Twitter, ku aktualisht ka mbi 4.7 milionë ndjekës.