Bota

Pompeo: Marrëveshja me talebanët më 29 shkur

"Pas dekadash konflikti, ne kemi arritur në një mirëkuptim me talebanët për ulje të konsiderueshme të dhunës në të gjithë Afganistanin", tha Pompeo në Twitter

Beyza Binnur Dönmez  | 21.02.2020 - Përdıtësım : 22.02.2020
 Pompeo: Marrëveshja me talebanët më 29 shkur

Ankara

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo sot njoftoi se SHBA-të dhe talibanët kanë arritur marrëveshje për "uljen e dhunës në të gjithë Afganistanin", e cila do të nënshkruhet më 29 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

"Pas dekadash konflikti, ne kemi arritur në një mirëkuptim me talebanët për ulje të konsiderueshme të dhunës në të gjithë Afganistanin. Ky është një hap i rëndësishëm në një rrugë të gjatë drejt paqes, dhe unë u bëj thirrje të gjithë afganëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi", tha Pompeo në Twitter.

Njoftimi i Pompeos erdhi në fluturimin drejt Omanit.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talebanët janë angazhuar në bisedime të gjera për të lehtësuar një zgjidhje politike për t'i dhënë fund luftës në Afganistan, për të zvogëluar praninë e Shteteve të Bashkuara dhe të Forcave Aleate dhe për të siguruar që asnjë grup terrorist të mos përdorë kurrë tokën afgane për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara ose aleatët", theksoi Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Marrëveshja fillestare u jep talebanëve shtatë ditë, duke filluar nga e premtja në mbrëmje, të përmbahen nga çdo dhunë. Nëse plotësohet kushti, SHBA dhe talebanët do të ecin përpara me një marrëveshje më të gjerë, të përhershme.

Të dy palët arritën një mirëkuptim të zvogëlimit të dhunës në të gjithë vendin në Afganistan pas javëve të bisedimeve në Doha, theksoi ai.

"Pas zbatimit të suksesshëm të këtij mirëkuptimi, nënshkrimi i marrëveshjes amerikane-talebane pritet të ecë përpara. Ne po përgatitemi për nënshkrimin që do të ndodhë më 29 shkurt. Bisedimet brenda Afganistanit do të fillojnë së shpejti pas kësaj, dhe do të ndërtojnë këtë hap themelor për të ofruar një armëpushim gjithpërfshirës dhe hartën e ardhshme politike për Afganistanin. Mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Afganistan është që afganët të mblidhen dhe të bien dakord për rrugën përpara", shtoi ai.

Javën e kaluar, presidenti Ashraf Ghani mirëpriti "përparimin e dukshëm" në bisedimet mes SHBA-ve dhe talebanëve.

Sirajuddin Haqqani, nënkryetari i talebanëve, gjithashtu kishte konfirmuar në njëshkrim të botuar në New York Times të enjten se grupi do të nënshkruajë një marrëveshje me SHBA-të.

Talebanët kanë hedhur poshtë idenë e mbajtjes së bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe me qeverinë afgane të kryesuar nga Ghani, dhe ka kundërshtuar idenë e një armëpushimi më të gjerë në mbarë vendin.

Marrëveshja e cila gati u nënshkrua në shtator përcakton afatin e largimit të SHBA-ve nga Afganistani në këmbim të zotimit të talebanëve për të siguruar që Afganistani të mos bëhet vatër e grupeve terroriste dhe të fillojnë bisedimet me qeverinë e Ghanit.

SHBA ka mbi 12,000 trupa në Afganistan që kryejnë operacione në mbështetje të forcave të Ghanit, si dhe kryerjen e një misioni më të gjerë anti-terrorist.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın