Alma Çekovic
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
STRASBURG (AA) – Lideri shpirtëror i budistëve të Tibetit, Dalai Lama, ka vizituar sot selinë e Parlamentit Evropian (PE) ku është shprehur me admirim për frymën e Bashkimit Evropian (BE) për të cilën siç tha, vepron në të mirën e qytetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kjo frymë do të duhet të përhapet edhe në pjesë të tjera të botës. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore, detyrimisht duhet të punojmë së bashku”, tha Lama i cili bëri thirrje për tolerancë, dashuri dhe paqe. Gjatë vizitës ai takoi kreun e PE-së, Martin Schulz me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjendjen e të drejtave të njeriut.
"I jam mirënjohës Dalai Lamës për bisedën e sinqertë dhe të hapur e cila fisnikëron shpirtin”, ka thënë Schulz përmes një deklarate të shkruar.