Ebad Ahmed
17 maj 2023•Përditësim: 17 maj 2023
Danimarka në dokumentin e strategjisë së politikës së jashtme dhe të sigurisë ka shprehur shqetësimin e saj se ambiciet politike, ushtarake dhe territoriale të Rusisë përbëjnë një kërcënim për sovranitetin e vendit, transmeton Anadolu.
Në dokumentin prej 15 faqesh thuhet se Danimarka duhet të forcojë mbrojtjen dhe sigurinë e saj dhe të kontribuojë në parandalimin e NATO-s.
Dokumenti gjithashtu i kërkoi vendit të mbështesë fqinjët e Bashkimit Evropian (BE) në lindje dhe në Ballkanin Perëndimor.
Më tej, theksoi nevojën për të adresuar pasojat globale të luftës së Rusisë.
“NE duhet të merremi me pasojat dytësore të luftës së agresionit të Rusisë, të cilat po shfaqen në të gjithë botën dhe që në shumë raste kanë përforcuar dinamikat dhe sfidat ekzistuese. Krizat e ushqimit, krizat energjetike dhe një ekonomi botërore në ndryshim prekin vendet dhe popullatat të cilat, në shumë raste, preken gjithashtu nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore”, theksoi dokumenti.
Raporti sugjeroi se zhvillimi në ekonominë globale që çon në vitin 2050 pritet të ndryshojë shpërndarjen e pushtetit në botë në mënyrë që veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja të humbasin terren ndaj ekonomive në rritje, kryesisht Kinës dhe Indisë.