BALLKANI

Zaev paralajmëron vizitë në Bullgari

"Unë jam i detyruar që së pari të them pritjet e mia personale dhe t'i ndaj me qytetarët. Nuk dua as për mua e as njerëzve tanë t'ua rrisë pritjet më shumë sesa ato që janë reale", tha kryeministri Zaev

Husamedin Gina   | 16.06.2021
Zaev paralajmëron vizitë në Bullgari Foto: Husamedin Gina / AA

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se nëse arrihet një zgjidhje në bisedimet e nesërme në Bullgari do të ishte mirë, ndërsa nëse jo, do të ishte një hap pozitiv drejt gjetjes së një zgjidhjeje të problemit menjëherë pas formimit të një qeverie politike në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev njoftoi për vizitën e tij të nesërme në Bullgari gjatë ceremonisë së hapjes së kopshtit "8 Prilli" në Komunën Shuto Orizare në Shkup, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri Zaev tha se ai do të takohet nesër në Bullgari me kryeministrin bullgar, presidentin dhe liderët e partive më të mëdha politike, duke shtuar se nuk dëshiron të rrisë pritjet e qytetarëve për një zgjidhje të problemit me Bullgarinë.

"Unë jam i detyruar që së pari të them pritjet e mia personale dhe t'i ndaj me qytetarët. Nuk dua as për mua e as njerëzve tanë t'ua rrisë pritjet më shumë sesa ato që janë reale. Pse janë reale? Sepse nuk ka parlament në Bullgari për momentin, as nuk ka një qeveri politike", tha Zaev.

Duke deklaruar se pala bullgare ka një dëshirë për bisedime, Zaev tha: "Ne kemi një propozim vërtet të mirë nga presidenca portugeze, cilësore për ne, cilësore për Bullgarinë. Kujdeset për të dyja palët."

Ju kujtojmë se vitin e kaluar, në mars, vendet anëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e koalicionit e kryeministrit Bojko Borisov paraqiti një dokument në BE duke përshkruar kushtet që qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të përmbushë. Më vonë në nëntor të vitit të kaluar, Bullgaria vendosi veton për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Pas vetos së Bullgarisë, qeveria e Maqedonisë së Veriore emëroi ish-kryeministrin, Vllado Buçkovski si përfaqësues të posaçëm për Bullgarinë në dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë që të tejkalojë çështjet e hapura historike dhe të identitetit midis dy vendeve.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın