İhvan Radoykov
05 Mars 2016•Përditësim: 06 Mars 2016
SOFJE (AA) - Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka ndjekur stërvitjen e përbashkët të realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes bashkë me Kryqin e Kuq bullgar në kalimin kufitar Kulata në kufirin me Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Borisov pas stërvitjes së quajtur "Kufiri 2016" në konferencën për shtyp u shpreh se: "Është e kënaqshme që pas një kohë të shkurtër të miratimit të ligjit që parashikon mbështetjen e ushtrisë ndaj policëve kufitare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të shikosh bashkëpunimin të përsosur mes këtyre dy institucioneve. 400 anëtarë të përbërë nga ushtria, xhandarmëria dhe policia do të qëndrojnë vazhdimisht në kufi".