Ekonomi

Gjermania fitoi 2,9 miliardë euro nga kriza në Greqi

Përgjigja e qeverisë gjermane në një hetim parlamentar të Partisë së Gjelbër, vuri në dukje se Gjermania nga procesi i krizës së Greqisë ka përfituar financiarisht

Abdulselam Durdak  | 21.06.2018 - Përdıtësım : 21.06.2018
Gjermania fitoi 2,9 miliardë euro nga kriza në Greqi

Frankfurt

FRANKFURT (AA) - Mësohet se Gjermania ka fituar rreth 2,9 miliardë euro nga obligacionet greke, që nga viti 2010 kur iu dha paketa e parë e ndihmës, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjigja e qeverisë gjermane në një hetim parlamentar të Partisë së Gjelbër, vuri në dukje se Gjermania nga procesi i krizës së Greqisë ka përfituar financiarisht.

Sipas kësaj, Gjermania ka fituar rreth 2,9 miliardë euro nga obligacionet greke, që nga viti 2010 kur iu dha paketa e parë e ndihmës, ndërsa vetëm në vitin 2013 dhe 2014 nga fitimi në fjalë iu transferuan një pjesë Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM) dhe Greqisë.

Ndërkohë sipas përgjigjes së qeverisë federale, të ardhurat në fjalë në mase të madhe kanë ardhur nga obligacionet shtetërore greke të blera nga Banka Qendrore Evropiane (ECB) në kuadër të Programit të Tregjeve të Letrave me Vlerë (SMP).

Ky fitim një herë është transferuar në Bundesbank, ndërsa prej atje në buxhetin federal.

Nga ana tjetër ministrat e financës të 19 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që përdorin Euro-n si valutë sot do të takohen në Luksemburg. Në mbledhje pritet që të merret vendimi për përfundimin e programit për shpëtimin e Greqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın