Alma Dekovic
23 Nëntor 2021•Përditësim: 23 Nëntor 2021
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërgoi telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev, me rastin e aksidentit të rëndë në të cilin 46 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me mosbesim dhe pikëllim mora lajmin e tmerrshëm për vdekjen tragjike të pasagjerëve të autobusit në Bullgari. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndajmë me qytetarët e vendit tuaj. I heshtur përballë kësaj tragjedie, përcjellim lutjet e ngushëllimet familjarëve të të vdekurve dhe gjithë popullit tuaj vëllazëror. Serbia është prapa jush, e gatshme për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme dhe mbështetje, sepse nuk jeni vetëm në këtë tragjedi”, thuhet në ngushëllimet e Vuçiçit.
Në emër të tij dhe të të qytetarëve të Serbisë, ai dërgoi ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.
Sipas informacioneve të fundit, 46 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, përfshirë 12 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë autobusin e aksidentuar në rajonin e fshatit Bosnek në afërsi të qytetit Pernik në perëndim të Sofjes.
Bëhet e ditur se autobusi dje është nisur nga Stambolli dhe rreth orës 21:00 ka hyrë në Bullgari.