BALLKANI

VMRO-DPMNE-ja opozitare mbajti protestë në Shkup

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski kritikoi punën e Qeverisë dhe tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme këtë verë, do të hyjnë në fazën e bllokadës së plotë

Edıta Zekjırovıkj  | 19.06.2022 - Përdıtësım : 20.06.2022
VMRO-DPMNE-ja opozitare mbajti protestë në Shkup Foto: Edıta Zekjırovıkj - AA

Shkup

Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur protestë antiqeveritare në Shkup përpara Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e opozitës, e mbajtur nën sloganin “Protesta për ndryshim”, morën pjesë mijëra qytetarë nga Shkupi dhe qytete të tjera të vendit. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kritikoi punën e qeverisë dhe tha se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme këtë verë, do të hyjnë në fazën e bllokadës së plotë.

“Ajo bllokadë e plotë do të jetë në Kuvend, por edhe bllokadë e institucioneve, bllokim i rrugëve, protesta nëpër qytete, bllokim i procedurave dhe i sistemit në shpërbërje", tha Mickoski.

Ai i bëri thirrje popullit të bashkohet në luftën e përbashkët për ndryshim.

“Këto zgjedhje nuk duhet të jenë zgjedhje për pushtet, por duhet të jenë zgjedhje që do të sigurojnë të ardhme dhe zgjedhje që do të jenë referendum për Maqedoninë. Le të vijë një brez i ri njerëzish të aftë që do të bëjë një kthesë të re, një faqe të re dhe një epokë të re për Maqedoninë. Të sigurojmë më shumë punë, më shumë para dhe siguri për të gjitha familjet. Të ecim përpara në kulturë, arsim, sipërmarrje. Maqedonia duhet të jetë në radhë të parë për të gjithë ne, pa dallim etnie”, tha Mickoski.

Vendimi për protestën është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, duke kritikuar qeverinë për siç thonë ata “menaxhimi i keq i krizës ekonomike dhe financiare dhe rritja e çmimeve si dhe inflacioni i lartë, rritja e borxhit publik, diplomacia joefikase dhe e papërgjegjshme për fillimin formal të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) në pushtet, Dimitar Kovaçevski paralajmëroi për nesër takim të partnerëve të koalicionit që janë pjesë e Kuvendit dhe Qeverisë, ku tha se ndër të tjera “do të rikonfirmohet qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın