BALLKANI

Veseli shkon në Hagë, nesër do të intervistohet nga Gjykata Speciale

“Është edhe një moment vendimtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para nisjes

Agim Sulaj  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
Veseli shkon në Hagë, nesër do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë

Kryeparlamentari në detyrë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur për në Holandë, ku nesër do ta japë deklaratën e tij në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Gjykatën Speciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” para se të nisej për në Hagë, Veseli tha se “Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është edhe një moment vendimtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Veseli tha se është “krenar që ka pasur fatin t’i shërbejë lirisë së vendit dhe për këtë e falënderoj Zotin”.

“Me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së, është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, shtoi ai.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar më 4 dhjetor, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor. Kjo shtyrje sipas këshilltarit politik të Veselit kishte ndodhur për “shkaqe teknike”.

Kadri Veseli më 7 nëntor të këtij viti nëpërmjet një konference për media bëri të ditur thirrjen që i ka bërë Gjykata Speiale.

Ai ka qenë udhëheqës dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.