BALLKANI

Shqipëria dënon sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës

"Jemi thellësisht të trishtuar nga humbjet e shkaktuara dhe shprehim solidaritet të plotë me Ukrainën", theksohet në reagimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Fatjon Cuka  | 07.09.2025 - Përdıtësım : 07.09.2025
Shqipëria dënon sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës

Tiranë

Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet se "Shqipëria dënon me forcë sulmin e Rusisë gjatë natës ndaj Kievit".

"Jemi thellësisht të trishtuar nga humbjet e shkaktuara dhe shprehim solidaritet të plotë me Ukrainën", theksohet në reagim.

Ukraina njoftoi të dielën se Rusia lëshoi një rekord prej 818 dronësh dhe raketash gjatë natës ndaj territorit të saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın