Fatjon Cuka
03 Qershor 2021•Përditësim: 03 Qershor 2021
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.360, prej të cilëve 2.451 persona kanë vdekur.
Ndërkohë, janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.566 që nga fillimi i epidemisë, dhe raste aktive aktualisht janë 343.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 3.340 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 730.079 testime për personat e dyshuar me COVID-19.