BALLKANI

Shqipëria: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Poloninë

"Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit masiv të mbrëmshëm ndaj Ukrainës", thuhet në reagimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 10.09.2025 - Përdıtësım : 10.09.2025
Shqipëria: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Poloninë

Tiranë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet mbi hyrjen e shumë mjeteve ajrore pa pilotë (dronë) në hapësirën ajrore të Polonisë, transmeton Anadolu.

Në reagimin e publikuar në rrjete sociale nga ministria thuhet se janë thellësisht të shqetësuar nga "shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit masiv të mbrëmshëm ndaj Ukrainës".

"Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloninë dhe me NATO-n. Përshkallëzime të tilla të rrezikshme kërcënojnë sigurinë evropiane dhe nuk do të pengojnë unitetin tonë", theksohet nga ministria.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart njoftoi në X se shumë dronë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës.

Ajo deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore polake dhe të NATO-s reaguan së bashku dhe se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është në kontakt me udhëheqjen polake dhe po zhvillon konsultime të ngushta.

Ndërkohë, mësohet se çështja do të diskutohet në takimin javor në selinë e Këshillit të NATO-s në Bruksel.

Në një deklaratë nga Polonia lidhur me çështjen thuhet se dronët në fjalë shkelën hapësirën ajrore gjatë sulmeve që Rusia kreu ndaj objektivave në Ukrainë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın