Fatjon Cuka
23 Qershor 2021•Përditësim: 24 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është regjistruar vetëm një rast tjetër me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.497, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.455.
Gjithashtu janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.955, dhe raste aktive aktualisht janë 87.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 1.960 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 783.516 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, deri tani janë kryer në total 901.429 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 375.629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.