Shkup, mbahet "Paneli i Teatrit dhe Kinemasë Turko-Maqedonase"
Paneli, i moderuar nga drejtori i Teatrit Turk të Shkupit, Osman Ali dhe aktori Cenap Samet, mblodhi së bashku regjisorë, producentë dhe skenaristë nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut

Shkup
Në kryeqytetin e Maqedoninë e Veriut, Shkup, u mbajt "Paneli i Teatrit dhe Kinemasë Turko-Maqedonase", raporton Anadolu.
Në panelin e organizuar nga Instituti "Yunus Emre" (YEE), morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve turke, regjisori dhe skenaristi Burak Çevik, regjisori dhe skenaristi Murat Fıratoğlu, producentja İpek Eren, drejtori i Teatrit Turk të Shkupit Osman Ali, aktori i teatrit Cenap Samet dhe artistë të shumtë të filmit dhe teatrit nga Maqedonia e Veriut.
Paneli, i moderuar nga drejtori i Teatrit Turk të Shkupit, Ali dhe aktori Samet, mblodhi së bashku regjisorë, producentë dhe skenaristë nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" (YEE) në Shkup, Yunus Dilber tha për gazetarin e AA-së se ata organizuan një panel duke pritur regjisorë, producentë dhe skenaristë nga Maqedonia e Veriut si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Kineastëve "Vëllezërit Manaki", i cili filloi së fundmi në Manastir.
"Qëllimi ynë (në organizimin e panelit) është të sigurojmë mundësi për bashkëpunim duke bashkuar artistë nga Turqia, ekspertë të industrisë së filmit dhe aktorët e Teatrit Turk të Shkupit", tha Dilber.
Duke vënë në dukje se Teatri Turk i Shkupit po feston 75-vjetorin e tij këtë vit, Dilber njoftoi se ata e organizuan panelin për të formuar bazën e një marrëdhënie të mirë.
Ndërsa Fıratoğlu, regjisor dhe skenarist i nominuar për çmimin Oscar të Turqisë i filmit "Një nga ditët kur vdiq Hemme", shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në Maqedoninë e Veriut si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Kineastëve "Vëllezërit Manaki".
"Kur YEE më pyeti nëse mund të zhvilloja një bisedë me teatrin dhe regjisorët këtu, unë pranova me kënaqësi. Është shumë e vlefshme të bisedosh me njerëz këtu, të diskutosh për kinemanë dhe të përfshihesh në këtë në një farë mënyre", deklaroi Fıratoğlu.
Në panel u diskutua mbi ndryshimet dhe ngjashmëritë midis industrive televizive dhe filmike si dhe sektorëve të filmit dhe teatrit.