Bota, BALLKANI

Emine Erdoğan takohet me bashkëshortin e presidentes së Kosovës në New York

Emine Erdoğan po zhvillon gjithashtu takime dypalëshe në SHBA ku ajo ndodhet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan për Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së

Orhan Onur Gemici  | 24.09.2025 - Përdıtësım : 24.09.2025
Emine Erdoğan takohet me bashkëshortin e presidentes së Kosovës në New York

New York

Bashkëshortja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetare e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Mbeturina Zero të Kombeve të Bashkuara (OKB), Emine Erdoğan u takua me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Anadolu.

Emine Erdoğan po zhvillon gjithashtu takime dypalëshe në SHBA ku ajo ndodhet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan për Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë kuadër Emine Erdoğan u takua në qendrën "Türkevi" me Prindon Sadriu, bashkëshortin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim i pranishëm ishte gjithashtu edhe zëvendësministri i Jashtëm turk Zeki Levent Gümrükçü.

Emine Erdoğan në një postim nga llogaria e saj NSosyal lidhur me takimin tha:

"U takuam në 'Türkevi' me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes së Kosovës. Gjatë takimit tonë, i cili u zhvillua në atmosferë miqësore, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit për çështje që do të kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve tona. Shpresojmë që këto dialogje të ngushta do të forcojnë më tej lidhjet midis vendeve tona".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın