BALLKANI

Shkodër, aktivitet për prezantimin e kuzhinës turke

Pjesë e aktivitetit ishte prezantimi i shijeve tradicionale turke në kuadër të "Javës së kuzhinës turke" dhe prezantimi i librit "Kuzhina Turke me Receta Shekullore"

Fatjon Cuka  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Shkodër, aktivitet për prezantimin e kuzhinës turke

Shkodër

Në qytetin e Shkodrës është organizuar aktivitet për prezantimin e kuzhinës turke, si dhe është promovuar libri "Kuzhina Turke me Receta Shekullore", raporton Anadolu.

Në aktivitet ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, përfaqësues të institucioneve vendore në Shkodër, studiues, pedagogë, studentë dhe nxënës.

Në hapje të aktivitetit mbajtën një fjalë përshëndetëse Sakoğlu dhe drejtuesi i Shtëpisë Botuese "Fan Noli", Rexhep Hida.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe prezantimi i shijeve tradicionale turke në kuadër të "Javës së kuzhinës turke", ku për të pranishmit u servirën gatime tradicionale turke.

Gjithashtu është prezantuar edhe libri i përkthyer në shqip "Kuzhina Turke me Receta Shekullore", ideuar nga Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan dhe botuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Turqisë.

Aktiviteti është organizuar nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre"-Shkodër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın