Bojana Stojanovic
17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur 7 persona të tjerë nga koronavirusi ndërsa janë regjistruar 372 raste të reja, me çka numri i të rasteve ka arritur në 5.690, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brenda 24 orëve të fundit janë testuar 3.094 persona, prej të cilëve 372 ishin pozitiv me koronavirus.
Në spital janë shtruar 3.765 të infektuar ndërsa 122 pacientë janë në respiratorë.
Me 7 vdekjet e reja numri i të vdekurve është rritur në 110, prej të cilëve 76 burra dhe 34 gra.
Nga gjithsej 6.567 punonjës shëndetësorë të testuar, 616 prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus ndërsa priten rezultatet për 954 të tjerë.
Deri më tani në Serbi janë testuar 32.566 persona.