BALLKANI

Rusia njeh Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues

Më 18 mars në Ambasadën ruse në Shkup është marrë notë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me të cilën njoftohet se emri zyrtar i shtetit është ndryshuar në Republika e Maqedonisë së Veriut

Besar Ademi  | 18.03.2019 - Përdıtësım : 18.03.2019
Rusia njeh Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues Foto: AA/Arhiv

Shkup

Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut me emrin e ri kushtetues të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të ministrisë ruse, theksohet se më 18 mars në Ambasadën ruse në Shkup është marrë notë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me të cilën njoftohet se emri zyrtar i shtetit është ndryshuar në Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Federata ruse e ka njohur atë shtet me emrin e ri kushtetues Repulika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

Kujtojmë se më 11 janar të këtij viti, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me shumicë prej dy të tretave miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, respektivisht katër amendamente kushtetuese ndër të cilat edhe ndryshimin e emrit nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut.

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua në qershor të vitit të kaluar në pjesën greke të Prespës midis qeverive të të dy vendeve fqinje. Ndryshimi i emrit zgjodhi problemin me Greqinë, që daton që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın