BALLKANI

"Rusia mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së"

Anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, realizuan një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në BeH dhe theksuan se askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës me veprime të njëanshme

Vesna Besic   | 30.11.2021
"Rusia mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së"

Sarajevë

Kryetari dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, pritën ambasadorin e Federatës Ruse në BeH, Igor Kalabukhov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalabukhov përcolli përgjigjen e Federatës Ruse ndaj letrës së dërguar nga Komshiç dhe Xhaferoviç për presidentin rus Vladimir Putin, si anëtar i Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes, në lidhje me krizën aktuale në BeH.

​​​​​​​Kalabukhov tha se Federata Ruse mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së, Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe respekton çdo zgjidhje që është rënë dakord brenda BeH-së.

Anëtarët e Presidencës së BeH-së theksuan se askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë në mënyrë të njëanshme institucionet shtetërore të BeH-së, të cilat janë formuar në përputhje me dispozitat e qarta të Marrëveshjes së Dejtonit, me pëlqimin e të gjithë përfaqësuesve përkatës në Asamblenë Parlamentare të BeH-së.

Anëtarët e Presidencës së BeH-së theksuan gjithashtu se bllokada e institucioneve të BeH-së është një akt anti-Dejton dhe jodemokratik që dëmton të gjithë qytetarët dhe stabilitetin e shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın