BALLKANI

Rama takon në Athinë kryeministrin e Greqisë

Takimi është konfirmuar nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, i cili shkruan: "Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij"

Fatjon Cuka  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 16.09.2020
Rama takon në Athinë kryeministrin e Greqisë Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Athinë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu Agency(AA).

Takimi është konfirmuar nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, i cili shkruan: "Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij". 

"Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve", ka shkruar Rama.

Kujtojmë se negociatat zyrtare mes Greqisë dhe Shqipërisë që filluan në vitin 2018 për kufizimin e zonave detare janë ndërprerë dhe ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes vendeve.

Kryeministri i Shqipërisë do të marrë pjesë më 16 shtator në konferencën që mbahet në Athinë me fokus të ardhmen e Bashkimit Evropian, emigracionin, menaxhimin e situatës nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe çështje të tjera, organizuar nga revista “The Economist” në bashkëpunim me Qeverinë e Greqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.