BALLKANI

Rama betohet si ministër i Jashtëm, merr zyrtarisht detyrën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, u betua duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë

Saimir Alija  | 22.01.2019 - Përdıtësım : 23.01.2019
Rama betohet si ministër i Jashtëm, merr zyrtarisht detyrën Foto: Presidenca e Shqipërisë

Albania

TIRANË (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është betuar si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në ceremoninë e organizuar në Presidencën e Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë ka njoftuar se Rama është betuar sonte para presidentit të vendit, Ilir Meta, duke marrë zyrtarisht detyrën.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, u betua duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 21 janar dekretin e presidentit Meta, për emërimin e kryeministrit Rama në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Rama vendosi të drejtojë këtë ministri, pasi Meta refuzoi propozimin për emërimin e Gent Cakaj, për ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke renditur disa arsye pse ka refuzuar dekretimin e tij, ndërsa dekretoi ndryshimet e tjera të kabinetit qeveritar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın