BALLKANI

Rama takon kryeministrin e Portugalisë

Kryeministri Rama është takuar me homologun e tij portugez, Antonio Costa, në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 04.12.2023 - Përdıtësım : 04.12.2023
Rama takon kryeministrin e Portugalisë

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në një takim në Tiranë, kryeministrit të Portugalisë, Antonio Costa, transmeton Anadolu.

Rama është takuar me homologun e tij portugez në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, pa praninë e mediave.

Në lidhje me takimin, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet sociale se me kryeministrin Costa ka diskutuar edhe për projektet inovative digjitale, ndërkohë është diskutuar edhe për çështje të tjera.

"Kënaqësi e posaçme vizita sot e kryeministrit të Portugalisë, Antonio Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali", ka shkruar Rama.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın