Rama dhe Erdoğan diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Presidenti Erdoğan gjatë bisedës telefonike vlerësoi miqësinë dhe dialogun e saj me Shqipërinë, duke deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në periudhën e ardhshme

Stamboll
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet globale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan gjatë bisedës telefonike vlerësoi miqësinë dhe dialogun e saj me Shqipërinë, duke deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në periudhën e ardhshme.
Duke theksuar se organizimi i samiteve të Komunitetit Politik Evropian dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shqipëri është një dëshmi e profilit ndërkombëtar në rritje të Shqipërisë, Erdoğan shprehu urimin e tij për sukses.
Presidenti turk gjithashtu shprehu urimin e tij që zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Shqipëri nesër të jenë të mbara.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.