Ömer Tuğrul Çam
02 Shtator 2020•Përditësim: 03 Shtator 2020
Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, njoftoi se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borell, dhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të presin të hënën në Bruksel presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp, Stano bëri të ditur se bisedimet Kosovë-Serbi kanë përparuar dhe se lideri serb dhe i Kosovës do të vijnë në Bruksel në kuadrin e dialogut të zhvilluar nën lehtësimin e BE-së.
Stano informoi lidhur me çështjet për të cilat do të diskutohet në takime, ku ai tha se në rendin e ditës do të jenë komunitetet jo-pakicë në procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe kërkesat financiare të ndërsjella dhe çështjet e pronësisë.
Përpara takimit të liderëve serb dhe kosovar, në Bruksel do të zhvillohet një mbledhje në nivel ekspertësh. Në këtë mbledhje do të diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe personat e humbur dhe të zhvendosur.
Çështja dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi
Pavarsisht se Kosova u nda nga Serbia dhe shpalli pavarsinë në vitin 2018, Serbia e shikon ende Kosovën si një territor të saj.
Edhe pse Kosova njihet si një shtet i pavarur nga më shumë se 100 vende, marrëdhëniet e tensionuara mes Serbisë dhe Kososvës shpeshherë rrisin edhe tensionet.
Procesi i dialogut të filluar në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e BE-së me qëllim normalizimin e marrëdhënieve, u ndërpre së fundmi në nëntor 2018, ndërsa në muajin korrik që kaloi u rifillua sërish me një mbledhje të mbajtur në Bruksel.