Agim Sulaj
03 Shkurt 2020•Përditësim: 03 Shkurt 2020
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur votimin e deputetëve të Kosovës për krijimin e Qeverisë së re të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në rrjetet sociale, Thaçi ka shkruar se kabineti i ri qeveritar duhet që sa më shpejtë të fillojë punë për të kompensuar ditët e humbura.
“Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.
Ai shtoi se Kosova ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore.
Sot në Kuvendin e Kosovës, koalicioni qeverisës VV-LDK me mbështetje të deputetëve nga minoritetet e Kosovës u votua me 66 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi.