BALLKANI

Presidenti i Letonisë vizitë në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur me ceremoni zyrtare homologun letonez në selinë e Presidencës së Shqipërisë.

Fatjon Cuka  | 02.10.2025 - Përdıtësım : 02.10.2025
Presidenti i Letonisë vizitë në Shqipëri Foto: Presidenca e Shqipërisë

Tiranë

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka filluar një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur me ceremoni zyrtare homologun letonez në selinë e Presidencës së Shqipërisë.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet, ndërkohë pas ceremonisë së pritjes është mbajtur takimi kokë më kokë Begaj-Rinkevics dhe mes delegacioneve.

Presidenti letonez pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe zyrtarë të tjerë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın