Presidenca e Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke publikuar në rrjetet sociale videon e selisë së Presidencës së Shqipërisë me ngjyrat e flamurit ukrainas shkruan: "Nga Tirana, solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën"

Tiranë
Presidenca e Shqipërisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke publikuar në rrjetet sociale videon e selisë së Presidencës së Shqipërisë me ngjyrat e flamurit ukrainas shkruan: "Nga Tirana, solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën".
Kujtojmë se zyrtarët e lartë të Shqipërisë kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas.