Ekip
27 Shkurt 2023•Përditësim: 27 Shkurt 2023
Sot në Podgoricë po mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë, raporton Anadolu.
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq priti me nderimet më të larta shtetërore delegacionin e Qeverisë së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.
Në seancë do të nënshkruhen 11 dokumente të përbashkëta, që janë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Abazoviq dhe Rama do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve për ndërtimin e një ure në lumin Bojana, si dhe marrëveshje në fushën e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes dhe shëndetësisë, si dhe marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Sveti Nikolla-Pulaj në territorin e Shqipërisë.
Seanca po mbahet në objektin e ri të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi në Podgoricë, ndërsa pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta është planifikuar një konferencë për media e Abazoviqit dhe Ramës.