Pianistja turke, Tutu Aydınoğlu, performon para publikut të Shkupit
Me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”, sonte në Muzeun e Luftës Maqedonase performuan pianistja Aydınoğlu dhe narratorja Nuray Ocaklı në koncertin e titulluar “Pianoja e humbur e Sulltan Abdulhamid II”

Shkup
Në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”, që sivjet po mbahet për herë të 43-të, është mbajtur premiera e koncertit “Pianoja e humbur e Sulltan Abdulhamid II” nga pianistja e njohur turke, Tutu Aydınoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”, sonte në Muzeun e Luftës Maqedonase performuan pianistja Aydınoğlu dhe narratorja Nuray Ocaklı në koncertin e titulluar “Pianoja e humbur e Sulltan Abdulhamid II”.
Para fillimit të koncertit, Aydınoğlu foli për mediat. Ajo tha se projekti “Pianoja e humbur e Sulltan Abdulhamid II” deri më tani është realizuar në Kosovë dhe Ankara.
“Projekti tregon për auto-pianon nga marka gjermane ‘M.F.Rachals & Co’ të Abdulhamid Han-it, e cila në fakt qëndron në Pallatin Beylerbeyi dhe një pjesë nga 32 pjesë muzikore që gjenden në piano”, tha Aydınoğlu.
Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Serhat Kula, theksoi se instituti që drejton ai në bashkëpunim me festivalin “Vera e Shkupit” sonte për artdashësit kanë mundësuar të shijojnë një recital në piano nga Aydınoğlu.
“Siç tregon edhe vetë emri i projektit, tregon për një proces historik, veçanërisht në periudhat e fundit të Perandorisë Osmane, për kuptimin që i jepet muzikës perëndimore”, u shpreh Kula.
Aydınoğlu është një talente dhe pianiste e jashtëzakonshme. Disiplina dhe përsosmëria e saj rrallë gjenden tek dikush tjetër. Ajo filloi të luante piano në moshën 6-vjeçare dhe është akadamik dhe pianiste në Konservatorin shtetëror të Universitetit të Stambollit.
Festivali “Vera e Shkupit”, që tradicionalisht çdo vit mbahet në kryeqytetin Shkup, bashkon artistë muzikor me famë botërore. Ky festival është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Qytetit i Shkupit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.