BALLKANI

Në Prishtinë po mbahet Festivali i Kafesë dhe Çajit

Rreth 30 brende vendore dhe të huaja po marrin pjesë në këtë festival me shtëpiza dhe hapësira të ndara për mysafirë ku shumica prej tyre shërbejnë kafe ose çaj pa pagesë për konsumatorët

Agim Sulaj  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Në Prishtinë po mbahet Festivali i Kafesë dhe Çajit Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë nga dita e mërkurë po mbahet edicioni i nëntë i Festivalit të Kafesë dhe Çajit, raporton Anadolu.

Qindra qytetarë që admirojnë kafenë dhe çajin ende kanë mundësi të provojnë shije dhe marka të ndryshme të këtyre dy pijeve më të njohura në botë.

Rreth 30 brende vendore dhe të huaja po marrin pjesë në këtë festival me shtëpiza dhe hapësira të ndara për mysafirë ku shumica prej tyre shërbejnë kafe ose çaj pa pagesë për konsumatorët.

Synimi i këtij festivali është të promovohet kultura e përgatitjes së kafesë dhe çajit në Kosovë, dhe të ofrohet një përvojë unike për konsumatorët.

Përveç qytetarëve nga Kosova, festivali i cili mbahet në të njëjtën kohë çdo vit, ngjallë interesim edhe të turistëve të huaj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın