Adel Omeragic
30 Maj 2019•Përditësim: 30 Maj 2019
Forumi tradicional "To Be Secure" (2BS), kushtuar sfidave të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare në këtë dekadë, do të fillojë nesër në Budvë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e nëntë pjesëmarrësit e forumit do të diskutojnë rreth Ballkanit Perëndimor, nacionalizmit, dezinformimit si sfidë e sigurisë dhe çështje të tjera.
Forumin në Budvë do ta hapë kryeministri malazez, Dushko Markoviç, ndërsa në ditën e dytë do të adresohen presidentët e Malit të Zi, Kosovës dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviç, Hashim Thaçi dhe Borut Pahor.
Po ashtu është planifikuar edhe fjalim i ministres së Mbrojtjes të Bosnjë e Hercegovinës, Marina Pendesh dhe ish-kryeministrit të Malit të Zi, Igor Lukshiç.