BALLKANI, Koronavirusi

Ndërron jetë nga COVID-19 skulptori shqiptar Arben Bajo

Bajo ishte prej disa ditësh nën trajtim spitalor, ndërkohë lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale

Fatjon Cuka   | 09.08.2020
Ndërron jetë nga COVID-19 skulptori shqiptar Arben Bajo Foto: Faqjj zyrtare e kryeministri Edi Rama në Facebook

Tiranë

Skulptori i njohur nga Shqipëria, Arben Bajo, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency(AA).

Bajo ishte prej disa ditësh nën trajtim spitalor, ndërkohë lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama në mesazhin e tij shkruan se vdekja e artistit Bajo është "një humbje e madhe për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar."

"Ben Bajo nuk do t'i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t'i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë", ka shkruar kryeministri Rama.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër dhe ishte skulptor i disa veprave dhe pedagog i Universitetit të Arteve në Tiranë.

Për ndarjen e tij nga jeta, mesazhe ngushëllimi kanë shprehur zyrtarë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın