BALLKANI, Koronavirusi

Mbi 45 për qind e popullatës së rritur janë rivaksinuar në Mal të Zi

Deri më tani janë dhënë 440.083 doza të vaksinës kundër COVID-19

Adel Omeragic  | 23.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Mbi 45 për qind e popullatës së rritur janë rivaksinuar në Mal të Zi

Podgoricë

Në Mal të Zi, 51.1 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) ndërsa 45.2 për qind janë rivaksinuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani janë dhënë 440.083 doza të vaksinës kundër COVID-19. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 233.633 persona ose 37.7 për qind ndërsa të dytën 206.420 ose 33.3 për qind e popullatës së përgjithshme.

Në Mal të Zi, 1.147 persona morën dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit ndërsa 1.030 persona u rivaksinuan.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın