BALLKANI

Maqedonia e Veriut shënon progres në implementimin e masave të OECD

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se në raport janë notuar hapat pozitivë në krijimin e politikave për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Husamedin Gina  | 06.06.2019 - Përdıtësım : 07.06.2019
Maqedonia e Veriut shënon progres në implementimin e masave të OECD ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Sipas raportit të fundit për “Indeksin e politikave për ndërmarrje të vogla dhe të mesme për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë”, Maqedonia e Veriut ka treguar zhvillim dhe progres në implementimin e masave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Verirut, Kreshnik Bekteshi, pas prezantimit të raportit në deklaratën për mediat tha se në raport janë notuar hapat pozitivë në krijimin e politikave për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

"Në raportin që është përpiluar thuhet se janë bërë lëvizje të mëdha pozitive gjatë dy viteve të fundit lidhur me krijimin e politikave, por njëkohësisht edhe fillimin me implementimin e politikave për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në shtetin tonë”, theksoi Bekteshi.

Në raport, për Maqedoninë e Veriut, janë notuar edhe anët e dobëta, ndërsa ato janë në pjesën e klimës së biznesit në procedurën e dhënies së liçencave në pjesën e falimentimit nën dimensionin e ndjekjes dhe evaluimit të procedurave falimentuese.

“Por, sigurisht se ka gjëra për të cilat duhet të punojmë më shumë ndërsa kjo është në pjesën e falimentimit. Dëshiroj ta informoj opinionin se momentalisht po punojmë për zgjidhje të re ligjore në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe periudhën e ardhshme do të kemi Ligj të ri për falimentim”, tha Bekteshi.

Në raport, po ashtu qëndron se ka arrtije të konsiderueshme në rritjen e resurseve financiare në fondin e inovacionit, për ndërmarrjet inovative të mesme dhe të vogla dhe harmonizimin e ligjit për furnizime publike me rregullativat e BE-së.

Projekti është financuar nga ana e BE-së, ndërsa është implementuar nga ana e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.